Përshëndetje! Unë jam Smallem, një robot i komanduar nga Klein Muçi. Skanoj tërë artikujt e platformës që përmbajnë stampa citimesh dhe rregulloj automatikisht problemet teknike që moduli i referimeve nuk mund t'i zgjidhë vetë. Çdo rregullim që kryej është deterministik — nuk kërkon shqyrtim njerëzor.
Direktivat
[Lexo hollësitë e ekzekutimit]| Procesi & Sektori | Përshkrimi i Procedurës |
|---|---|
| Normalizim i gjuhës | Kthim i vlerave të gjuhëve në kodet përkatëse ISO, përfshirë vlera të shumëfishta të ndara me presje. Rregullim i kodeve të gabuara si al dhe i parametrave të shkruar në shqip. |
| Normalizim i datave | Përkthim i muajve, stinëve dhe festave nga anglishtja në shqip. Rirenditje e datave MDY në DMY, zgjerim i periudhave të shkurtuara, heqje e zerojave kryesuese dhe trajtim i parametrit |year= të tepërt. |
| Përditësim i parametrave | Riemërtim i parametrave të vjetruar me format e reja, fshirje e vlerave të pavlefshme si |ref=harv dhe konvertim i tërë varianteve të |dead-url në |url-status. |
| Pastrim i vlerave të identifikuesve | Heqje e parashtesave dhe prapashtesave të tepërta nga vlerat e identifikuesve (DOI, arXiv, ISBN, ISSN, JSTOR, PMID, OCLC, S2CID, PMC, JFM, MR) si dhe e tekstit shtesë nga vëllimet, numrat, botimet, faqet dhe emrat e redaktorëve. |
| Normalizim i gjendjes së adresave | Zgjidhje e vlerës |url-status=bot: unknown sipas pranisë së arkivimit, normalizim i vlerave të pavlefshme si yes/no/true/false dhe standardizim i shkronjave të mëdha. |
| Pastrim i arkivimit jetim | Fshirje e |archive-date= dhe |archive-format= kur |archive-url= mungon ose është bosh. |
| Pastrim i parametrave jetimë | Fshirje e parametrave si |format=, |url-access=, |doi-broken-date= etj. kur parametri prind përkatës mungon. |
| Pastrim i lidhjeve wiki | Heqje e kllapave wikitekst [[...]] nga parametrat e lidhjeve si |author-link=, |editor-link=, |title-link= etj. |
| Korrigjim i parametrit të faqes | Riemërtim i |website=https://... në |url= kur vlera është adresë URL e ngatërruar me emrin e faqes. |
| Pastrim i simboleve të padukshme | Fshirje e kontrolluesve C0/C1, DEL, hapësirës me gjerësi zero dhe simbolit të zëvendësimit. Zëvendësim i tabulacioneve dhe hapësirave speciale me hapësira standarde. |
| Pastrim i strukturës boshe | Largim i parametrave me vlera boshe, vijave ndarëse të dyfishta || dhe vijave fundore |}}. |
| Largim i burimeve boshe | Fshirje e etiketave <ref></ref> pa emër që janë bosh ose përmbajnë vetëm stampa citimesh pa parametra. |
| Standardizim i nëntitullit | Kthim i varianteve si "Referenca-t", "Referencë", "Citime-t", "Burime-t" në titullin standard "Referime", duke ruajtur nivelin. |
| Largim i kategorive manuale | Fshirje e kategorive CS1 të shtuara dorazi nga redaktorët, të cilat duhet të shtohen vetëm automatikisht nga stampat. |
🧩 Mikroshërbimet
- Moduli Transclusion count ka nevojë për një robot që të ndihmojë në numërimin e stampave në përdorim për të funksionuar. Në mungesë të një roboti të tillë, ndihmoj unë në këtë çështje.
- Artikujt e krijuar me shabllonet e Ndihmësit të Artikujve kanë nevojë për një robot për të hequr komentet e harruara nga shabllonet dhe stampën {{NIA}}. Detyra thërret dhe unë përgjigjem.
- Gjithashtu operatori im shpeshherë më kërkon ta ndihmoj në punë të ndryshme në AWB dhe JWB, punë ku unë jam i gatshëm të ndihmoj.
⚙️ Komponentët
Stampa Lajmëruese (Merrem unë!)
Raportimi i problemeve
Nëse bëj ndonjë gabim, të lutem më lër një mesazh në faqen e diskutimeve duke treguar gabimin dhe faqen ku ndodhi. Mirëmbajtësi im do të kujdeset t'i përgjigjet mesazhit sa më shpejt të mundet. Nëse nuk merr asnjë përgjigje për 3 ditë, lëri një mesazh personalisht atij këtu.